Vllaznia-Teuta, është ndeshja e parë dhe e vetme që hap javën e pestë të “Abisnet Superiore”, sfidë e cila luhet sot prej orës 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një përballje me kahe të kundërta, durrsakët kryesues të kampionatit me 10 pikë dhe Vllaznia e fundit me dy pikë, që gjithësesi, në fushën e lojës nuk pritet të ndikojë kjo renditje, pasi kuqeblutë e Vllaznisë pritet të futen në fushën e lojës, jo vetëm si të barabartë, por me objektiv për të marrë pikët e plota.
Abissnet Superiore, vijon të shtunën me ndeshjet: Vora-Skënderbeu dhe Dinamo-Laçi, e para me nisje në 16:00 dhe e dyta në 16:30.
Java e pestë e Superiores mbyllet të dielën takimet Tirana-Elbasani(16:00) dhe Egnatia-Partizani(18:30).


