(Video) Volejboll Meshkuj-Sead Durro, titullar në formacionin e Ulqinit përballë ish skuadrës së tij Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia dhe Ulqini në volejboll për meshkuj, zhvilluan një ndeshje miqësore ndërkombëtare në kuadër të përgatitjeve që dy skuadrat po zhvillojnë për startin në kampionateve respektive, të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

E veçanta e kësaj ndeshje, e luajtur pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, e cila u mbyll me fitoren e kuqebluve të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja me rezultatin 3-1, kishte të bënte me volejbollistin shkodran, Sead Durro.

Talenti 20 vjeçar, Sead Durro, i cili sezonin e fundit 2025-2026  e luajti në përbërje të skuadrës kuqeblu, ka filluar një aventurë tjetër.

Falë vlerave të shfaqura në fushën ne lojës, ai iu përgjigj pozitivisht ofertës së ardhur nga Ulqini për të luajtur në Superligën malazeze.

Dhe, menjehërë, nga Shkodra në Ulqin, ai gradohet si titullar në formacionin e ulqinak, si pasues i parë i skuadrës mysafire, me të cilën shkodrani ka firmosur kontratën për sezonin e ri 2026-2027.

Një ndeshje kjo që patjetër nuk kaloi pa emocionet e Durrajt, pasi po luante takimin e parë përballë ish skuadrës së tij Vllaznia.

I intervistuar pas ndeshjes nga Veriu Sport, Sead Durro pranoi emocionet që provoi teksa luante përballë skuadrës së tij Vllaznia. Ndërkohë, që nga ana tjetër shpreh falenderim për mikpritjen e ngrohtë që ka gjetur në Ulqin nga klubi, skuadra dhe trajnerët.

Për Seadin, emocionet ishin edhe më të shumta, kur në tribunën e pallatit të sporteve “Qazim Dervishi” ishte e gjithë familja Durro, përfshirë edhe gjyshen, për të cilët thotë se kur i shikon në tribunë i japin edhe më shumë forcë. Ndaj, edhe i falenderon për mbështetjen që vzhdojnë t’i japin në rrugën e bukur të sportit.

(Video) Prononcimin e plotë të volejbollistit shkodran Artan Durro që këtë sezon luan me Ulqinin në Superligën malazeze, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img