Enea Jorgji, do të drejtoj Luksemburg–Islandë e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në UEFA Nations League 2026-2027

Lexo

- Reklamë -spot_img

Arbitrimi shqiptar do të ketë një tjetër përfaqësim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Enea Jorgji është caktuar të drejtoj sfidën Luksemburg–Islandë e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në UEFA Nations League 2026-2027.

Ndeshja do të zhvillohet më 29 shtator me fillim në orën 20:45 në “Stade de Luxembourg”.

Jorgji nuk do të jetë i vetëm në këtë angazhim pasi pjesa më e madhe e trupës së arbitrimit do të jetë shqiptare.

Në rolin e asistentëve do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj ndërsa arbitër i katërt është caktuar Ermis Çelaj.

Edhe sistemi VAR do të ketë një përbërje interesante ku në VAR do të jetë italiani Daniele Doveri ndërsa në AVAR është caktuar Albert Doda.

Sfida mes Luksemburgut dhe Islandës është pjesë e Grupit C4 ku bëjnë pjesë gjithashtu Bullgaria dhe Estonia.

Përballja e 29 shtatorit është ndeshja e dytë e të dyja kombëtareve në këtë edicion të Nations League.

Për Jorgjin dhe kolegët e tij,ky caktim përbën një tjetër dalje në një kompeticion të rëndësishëm.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img