Shkodra U19 fiton në Sarandë 0-4, Amankua protagonist me dopietë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Butrinti U19–Shkodra U19 0-4(Shënues: Amankua 1’, 38’, S.Hoxha 58’, Preie 75’(11-m))

Kartonë të verdhë: Rexho 47’, Beduli 88’

Butrinti:Papa,Rexho(Kolagji 71’),Kosta,Beduli,Qurku,Kasaj(Bajrami 45’),Kulla(Sulejmani 64’),Ba,Pula,Kafeja,Cufe Trajner:Arjan Guga

Shkodra:Dervishi,Ramcaj(Kukaj 79’),Gjoni,Repaj,S.Hoxha(Hasani 75’),Marku,Moses(Okpoko 79’),Gjeloshi,Amankua(Preie 59’),Hasaj(R.Hoxha 59’),Dautovi Trajner:Denis Zmijani

Gjyqtarë:Edvin Latifi,Hetem Jahaj,Xhejni Kashah(Gjirokastër) Delegat:Arnel Gozhita(Gjirokastër)

Shkodra U19 ka marrë një fitore të thellë në transfertë ndaj Butrintit U19 duke triumfuar me rezultatin 4-0.

Skuadra e drejtuar nga Denis Zmijani realizoi nga dy gola në secilën pjesë ndërsa Amankua ishte protagonisti i fraksionit të parë me një dopietë.

Takimi nisi menjëherë me gol për miqtë teksa që në minutën e parë Amankua gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Shkodrës dhe duke e vendosur Butrintin përpara nevojës për të reaguar.

Në minutën e 38-të i njëjti autor shënoi sërish duke e çuar rezultatin në 0-2 shifra me të cilat u mbyll pjesa e parë.

Para pushimit vendasit aktivizuan Bajramin në vend të Kasaj por ishin përsëri shkodranët që shënuan.

Në minutën e 58-të S.Hoxha realizoi golin e tretë duke e thelluar epërsinë e miqve.

Goli që vulosi rezultatin përfundimtar erdhi në minutën e 75-të ku ishte Preie i aktivizuar në pjesën e dytë në vend të Amankua shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për shifrat përfundimtare 0-4.

Butrinti nuk arriti të gjente golin dhe e mbylli përballjen me një humbje 0-4 në shtëpi ndërsa Shkodra u largua nga Saranda me tre pikë dhe me portën të paprekur.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img