Kategoria e Parë-Java e pestë/Sot katër përballjet e tjera, spikat derbi verior, Burreli-Besëlidhja

Kategoria e Parë vijon sot me katër takime të cilat plotësojnë programin e fundjavës pas dy ndeshjeve të zhvilluara të shtunën me të gjitha përballjet që do të nisin në orën 13:30.

Me interes paraqitet dueli i derbit verior, Burreli-Besëlidhja, me matjanët si zakonisht të pamposhtur në fushën e tyre dhe Besëlidhjen, debutuese e ardhur nga kategoria e dytë, por me ambicje dhe projekt për të kualifikimin në Superiore.

Po aq me interes shfaqet edhe takimi tjetër, ku Besa përballet me Ilirinë në një takim ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të imponojnë lojën e tyre dhe të sigurojnë një rezultat pozitiv.

Ndërkohë, Korabi pret Pogradecin në një sfidë ku vendasit kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë ndërsa liqenorët synojnë të dalin me pikë nga kjo transfertë, ndërsa Kastrioti përballet me Orikun.

 

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe