Kategoria e Parë-Java e pestë: Fitojnë Pogradeci, Besa, Kastrioti. Barazim në Burreli-Besëlidhja. Kryeson Pogradeci me 11 pikë

Janë mbyllur pak minuta më parë ndeshjet e kategorisë së parë të vlefshme për javën e pestë. Pogradeci fiton në Peshkopi dhe kryeson i vetëm tabelën e klasifikimit me 11 pikë. Pogradecarët tregon forcën në transfertë duke mposhtur 2-0 Korabin vendas. Liqenorët shënojnë dy gola në pjesën e dytë dhe ngjiten të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë së Parë, me 11 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Fitore të rëndëishme ka arritur edhe Besa, e cila ka mposhtur 2-0 Ilirinë, falë golave të shënuar nga Danaj dhe Ruzgis në pjesën e parë. Kavajasit, ngjiten në kuotën e 10 pikëve duke qënë të dytët në klasifikim me 10 pikë

Ndërkohë, Kastrioti ka mposhtur 2-0 Orikun e vendit të fundit, ndeshje e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” me dy gola të Beshirajt, më i miri në fushë për këtë ndeshje.

I vetemi barazim i kësaj jave është regjistruar në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit, në një ndeshje shumë të dyluftuar mes Burrelit vendas dhe Besëlidhjes, edhe megjithë rastet e të dy skuadrave, u mbyll në barazim 0-0.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe