Abisnet Superiore do të rikthehet në fushë për javën e nëntë në mesjavë me pesë ndeshje të rëndësishme të ndara mes të mërkurës dhe të enjtes.
Në program jan përballje interesante ku skuadrat do të kërkojnë pikë të vlefshme për të përmbushur objektivat e tyre në kampionat.
Të mërkurën do të zhvillohen tri takime ndërsa vëmendja do të jetë edhe te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos që është programuar për të enjten por ende nuk ka një orar të përcaktuar.
Java do të nisë me sfidën Vora-Vllaznia e programuar për tu zhvilluar në orën 13:30.
Shkodranët do të kërkojnë një rezultat pozitiv në transfertë ndërsa Vora do të synojë të shfrytëzojë faktorin fushë.
Në orën 18:30 do të luhen dy ndeshje të tjera ku Skënderbeu do të pres Laçin në Korçë në një përballje ku të dyja skuadrat do të synojnë të marrin maksimumin e pikëve.
Në të njëjtën orë Elbasani do të përballet me Partizanin në një sfidë që pritet të tërheq interes të madh.
Të enjten Tirana dhe Dinamo do të përballen në derbin e kryeqytetit ndërsa Egnatia do të pres Teutën në orën 18:30.
Takimi në Rrogozhinë do të jetë një tjetër përballje me interes në këtë javë të Abisnet Superiore.
Një javë që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione në elitën e futbollit shqiptar me skuadrat që do të kërkojnë të marin pikë të rëndësishme në vazhdimësinë e kampionatit.
Fatos LAMAJ


