Skënderbeu-Dinamo 2-0(Shënues: Nasr 70’(p), Bismark 85’)
Skënderbeu ka rikthyer buzëqeshjen në kampionat duke marrë një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Dinamos në Korçë në kuadër të javës së 11-të të Abissnet Superiore.
Një sukses me vlera të mëdha për skuadrën korçare që konfirmon ambiciet për t’u afruar me zonën europiane.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa emocionet e vërteta erdhën në fraksionin e dytë.
Në minutën e 63-të Dinamo pati mundësinë të kalonte në avantazh por Dobjani u shndërrua në heroin e Skënderbeut duke pritur penalltinë e ekzekutuar nga Bruno Dita.
Vetëm shtatë minuta më vonë korçarët fituan një 11-metërsh dhe këtë herë Nasr u tregua i saktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Fitoren e vulosi Bismark në minutën e 85-të kur përfitoi nga një kundërsulm dhe dërgoi topin në rrjetë duke shuar shpresat e Dinamos për të reaguar.
Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet momentalisht në vendin e pestë me 14 pikë po aq sa Elbasani duke iu afruar zonës europiane.
Nga ana tjetër Dinamo nuk arrin të përfitojë nga humbja e Teutës dhe mbetet në vendin e tretë me 17 pikë duke humbur mundësinë për të bërë një hap përpara në renditje.
Fatos LAMAJ


