Rocco Vata e vendos. I thotë “Po” kombëtares së Irlandës, e cila në ndeshjen e fundit ndaj Kosovës i dha minuta në pjesën e dytë të ndeshjes. Në këtë mënyrë marrin fund dilemat, se me cilën kombëtare do të luajë djali i ish kapitenit të kombëtares së Shqipërisë Rudi Vata.
Gjatë dy viteve të fundit, pati shumë diskutime, nëse do të luante për kombëtaren e Shqipërisë për nga nënshtetësia e të atit, apo për Irlandën për të cilën ka edhe një nënshtetësi tjetër për nga e ëma, pasi siç dihet prej kohësh bashkëshortja e Rudi Vatës është Irlandeze.
Siç vetë Rudi e ka shpjeguar në shumë intervista që ka dhënë për median, për një periudhë të gjatë koho Rocco ka qënë në dilemë për përzgjedhjen e tij, dhe nëse përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit do të kishin bërë interesimin e duhur, Rocco, sot mund të ishte pjesë e kombëtares kuqezi. Por, gjithnjë sipas të atit, Rudi Vata, një gjë e tillë ka munguar, ndërkohë që kombëtarja irlandeze, e cila ishte shumë e interesuar për një gjë të tillë ka bindur Roccon të bëhet pjesë e kombëtares së Irlandës.
Në intervistën televizive që shoqëron shkrimin, Rocco shprehet i kënaqur që mori minuta nga trajneri i kombëtares irlandeze, ku duke i shtuar edhe përformancën shumë të mirë në rang klubi, për të e ardhmja pritet të jetë edhe më ndrituir.
Pjesë e intervistes është edhe emocioni që ai ka ndjerë me praninë e gjyshes së tij irlandeze në stadium, drejt së cilës ka vrapuar për ta përqafuar pas ndeshjes.
Ndërkohë, që bën të ditur edhe një incident të vogël, kur gjatë ndeshjes një futbollist kososar e ka ofenduar teksa ai po finalizonte një triblim në zonën kosovare. Por, që pas ndeshjes, futbollisti kosovar ka gjetur forcën dhe burrërinë të shkonte në dhomat e zhveshjes të kombëtares irlandeze duke i kërkuar falje Roccos.


