Laver Alla kryesor, Delin Kasa dhe Elvis Gjoka anësor, Klodian Prenga arbitër i katërt. Në VAR-Erjon Bylykbashi dhe AVAR-Florjan Lata, është trupa gjykuese e ndeshjes Partizani-Vllaznia. Ndeshja në fjalë luhet sonte në stadiumin “Aier Albania” dhe nis në orën 18:30.
Në pritje të startit të kësaj klasike të futbollit shqiptar, mësohet se tekniku hungarez i Vllaznisë ka përzgjedhur edhe emrat që do ta nisin nga minuta e parë. Me të gjitha gjasat, kuqeblutë do të luajnë me emrat e formacionit të javës së kaluar duke i besuar formacionit fitues.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë lëvizje, dhe nëse po ajo mund të jetë me Andi Hadroin, i cili gjatë përgatitjes të kësaj pragndeshje është parë nga stafi si alternativë e mundshme për të bërë debutimin e tij të parë në radhët e kuqebluve në këtë ndeshje.
Gjithësesi, me shumë mundësi, Jukaj në portë, Bardhi, Avduli, Gurishta, Musa, Marku, Obina, Dros në mesfushë, Balaj, Uldedajn, Murataj në sulm, janë emrat që mund ta nisin nga minuta e parë.
Fatos LAMAJ


