Besëlidhja mund Ilirinë dhe rihap kampionatin. Lezhjanët e drejtuar nga Mirel Josa i afrohen kreut. Kategoria e Parë-Java e 11-të

Besëlidhja-Iliria 2-1(Shënues: Gabriel Olamide 69’, Ardit Hila 93’/James Adenifi 44’)

Stadiumi”Brian Filipi” i qytetit të Lezhës përjetoi pasditen e së hënës emocione pa fund. Luhej supersfida e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë në mes Besëlidhjes vendase dhe Ilirisë së Fushë Krujës mysafire, kryesuese e kampionatit.

Luftë e fortë sportive mes dy skuadrave që kishin objektiv vetëm fitoren, kur u duk se pjesa e parë po mbyllej me rrjeta të paprekura, një gabim  në mosmirëkuptim mes dy futbollistëve lezhjanë shfrytëzohet nga Iliria e cila shënon me anë të James Adenifi një minutë nga mbyllja e kësaj pjese.

Pas kthimit në fushën e lojës për 45 minutat e pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa e nis me pressing në të gjithë hapësirën e fushës.

Planet e teknikut të Ilirisë Dritan Smajlaj prishen në minutën e 60-të kur njëri prej Selmanëve të formacionit mik, Brajan Selmani, ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri kryesor Enea Jorgji.

Epërsia numerike ia shton akoma më shumë forcën sulmuese të Besëlidhjes, e cila nuk vonon dhe në të 69-tën minutë barazon rezultatin me golin e shënuar nga Gabriel Olamide.

Barazimi ishte objektivi i momentit për lezhjnaët, sepse ai finali është fitorja tre pikëshe, dhe këtë e arrin me jo pak vështirësi, pikërisht atëherë kur kishin nisur 6 minutat shetsë, dhe në të treten e shtesës del në dritë perla e Ardit Hilës, i cili pasi merr një pas të saktë nga Olamide shkund të majtën e tij duke e dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portjerit mik Klevi Hasaj.

Festa e lezhjanëve në fushën e lojës si dhe atyre në tribunat e tifozëve është e ligjshme. Avantazhi 2 me 1 adminitrohet në ato tre minuta e pak më shumë të mbetura nga Besëlidhja, e cila me vërshëllimen përfundimtare të ndërkombëtarit Enea Jorgji, i gëzohet zyrtarisht një trpikëshi shumë të rëndësishëm.

Besëlidhja ka fituar për vete duke u afruar edhe më shumë me kreun, por nga ana tjetër i ka bërë nder kampionatin, sepse duke frenuar Ilirinë kryesuese ka rihapur garën për titullin kampion, tashmë me Besen dhe Ilirinë në krye me nga 21 pikë, Pogradeci i treti me 20 pikë, për të vijuar më pas renditjen:  Bylis e Kukësi me 19 e 18, Flamurtari e Besëlidhja me nga 17, Korabi 15, Kastrioti 11, Sopoti dhe Burreli 7 dhe Oriku në fund me 5 pikë.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe