Kupat e Europës / Klubet shqiptare njohin rivalët e mundshëm në rast kualifikimi në raundin e tretë, Vllaznia në rast kualifikimi me qipriotët ndeshet me fituesin e çiftit Qarabağ (AZE) / Ashdod (ISR)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Klubet shqiptare që kanë kaluar me sukses raundin e parë të UEFA Conference League, Laçi, Vllaznia dhe Partizani janë njohur ditën e sotme me kundërshtarët e turit të tretë, në rast të një kualifikimi të mundshëm.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur përballje interesante, me ekipin e Laçit që do të përballet me Anderlehtin nëse kalon me sukses rumunët e Universitatea Craiova. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro siguroi kalimin në raundin e dytë pasi mundi malazezët e Podgoricës.

Ndërkohë, ekipi i Partizanit do të gjejë në ndeshjen e radhës fituesin që do të përcaktohet nga sfida Ujpest – Vaduz, në rast se mundin zvicerianët e Baselit. Në raundin e parë, të kuqtë fituan të dyja ndeshjet që luajtën kundër Sfintulit.

Për shkodranët e drejtuar nga Thomas Brdaric, shorti ka përcaktuar të luajnë përballë fituesit që do të dalë nga ndeshja Qarabağ – Ashdod  Fillimisht Vllaznisë i duhet të kalojë qipriotët e Limassol-it.

Edhe ekipi i Teutës është njohur me kundërshtarin e mundshëm, pas eliminimit në raundin e parë të UEFA Champions League nga Sherif Tiraspoli. Kështu, nëse ekipi durrsak do të kalojë skuadrën e Inter Club D’Escaldes, do të luajë kundër ekipit irlandez të Shamrok.

Skuadrat shqiptare kanë nisur përgatitjet prej ditësh, teksa ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 22 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen me 27 korrik (Teuta) dhe 29 korrik.

Ndeshjet e para të turit të tretë do të luhen më 5 gusht ndërsa ndeshjet e kthimit më 12 gusht.

Përballjet e mundshme në rast kualifikimi në raundin e tretë:

Újpest (HUN) / Vaduz (LIE) vs Basel (SUI) / Partizani (ALB)

Limassol (CYP) / Vllaznia (ALB) vs Qarabağ (AZE) / Ashdod (ISR)

Universitatea Craiova (ROU) / Laçi (ALB) vs Anderlecht (BEL)

Shamrok Rovers  vs Inter Club d’Escaldes (AND) / Teuta (ALB)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img