Notari kuqezi konkuroi në 100 metra, stil i lirë dhe u rendit i pesti në baterinë e tretë
Në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”, sot në mesditë ishte momenti për notarin Kledi Kadiu, i cili ishte pjesë e baterisë së tretë, korsia numër dy: i pesti mes tetë notarëve pjesëmarrës në këtë bateri. Një paraqitje e mirë e notarit kuqezi, me kohën 51.65 sekonda, vetëm 2 të qindat larg kohës së tij më të mirë.
Brenda pritshmërive mund të thuhet në këtë rast, por e pamjaftueshme në një eveniment të tillë për të vazhduar për më tej: për të shkuar në finale apo për të pretenduar medalje.
Mbyllet këtu konkurimi, pasi Kadiu u pozicionua 52-ti në renditjen e përgjithshme mes 71 notarëve pjesëmarrës. Në finale shkojnë 16 notarët me kohën më të mirë.