Saturday, November 23, 2024

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”- Manuela Delilaj mbyll konkurimin, e 44-ta në botë

Lexo

Mbyllet konkurimi për qitësen shqiptare, e cila në ditën e fundit konkuroi në 25 metra shpejtësi

Manuela Delilaj ka mbyllur konkurimin olimpik gjatë ditës së sotme, ku garoi në disiplinën 25 metra shpejtësi. Në përfundim të konkurimit, qitësja shqiptare është renditur në vend të 44-ët, i fundit, me një total prej 556 pikësh. Në konkurimin e sotëm grumbulloi 276 pikë(tre seri: 94, 92 dhe 90 pikë).

Në total, pas dy disiplinave, grumbulloi 556 pikë në total duke u vendosur në vendin e fundit. Një dëmtim në krahun e djathtë ka kushtëzuar paraqitjen e saj në këtë eveniment, të paktën kështu thuhet në një shënim të publikuar nga KOKSH.

Shënimi i KOKSH:       

Manuela Delilaj ka përfunduar plotësisht garën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Në ditën e dytë ajo garoi ne 25 m shpejtësi, rezultat ky që i bashkohet edhe pikëve të grumbulluara dje në garën e precizionit duke rezultuar në totalin prej 556 pikëve, që e rendisin në vendin e 44-rt.

Për fat të keq Manuela, ka edhe një lëndim në parakrahun e djathtë  krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.

Gjithsesi, ky është një rezultat i mirë duke pasur parasysh që prej afro 1 viti e gjysëm, poligoni i qitjes ka qene i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë.

I urojme Manueles suksese ne gara te tjera

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img