Sunday, November 24, 2024

Shkodrani Francesco Dibra, spikatja e radhës në futbollin Italian. Djali i ish portjerit të Vllaznisë Ylber Dibra, kontratë 3 vjeçare me “Ternana Calcio” në kampionatin nazional U-16 serie A e B

Lexo

Futbolli shqiptar pritet të ketë një të ardhme pozitive. Dhe kjo, krahas të tjerave ka të bëjë me një brez të ri talentesh që po rriten dhe formohen jashtë vendit. Ndër to janë edhe shumë shkodranë, të cilët të shpërndarë në Europë, dhe deri në Amerikë, Kanada dhe Australi, pritet të formohen si futbollist cilësor për të vijuar kësisoj karriren e tyre individuale në klubet përkatëse, por në të njëjtën kohë t’i shërbejnë uniformës kuqezi të kombëtares shqiptare. Njëri prej tyre është edhe Francesco Dibra, djali i ish portjerit të Vllaznisë, sot drejtues i një akademie të njohur futbolli në Itali, si dhe specialist i mjekësisë sportive në sektorin e fizeoterapisë.

Kontrata

Për 15 vjeçarin Francesco Dibra, që pasioni për futbollin është i lidhur që në moshën 9 vjeçare me ekipet amatore të Italisë, gushti i vitit 2021 shënon fillimin e një karriere të rangut profesionist. Falë vlerave që ka shfaqur gjatë kampionateve të moshave si një sulmues tipik, menaxherët italianë vendosen të bëjnë hapin e madh duke i afruar atij një kontratë profesionisti. Ekipi i tij i ri është  “Ternana Calcio” dhe në kampionatin e sezonit të ri futbollistik italian 2021-2022 ai do të luajë në Seria B të grupmoshës 16 vjeçare. Bazuar në kalendarin e përcaktuar nga federata italiane e futbollit, “Ternana Calcio” e Dibrës do të luajë në grupin C me ekipe të tilla si Bolonja, Empoli, Fioerentina, Parma, Peruxhia, Pisa, Ascoli, SPAL dhe Sassuolos. Ky është hapi i parë i një niveli prej profesionisti për Francesco Dibra, pasi në kontratën që klubi përkatës ka nënshkruar me menaxherët e djaloshit shkodran, përfshihet zhvendosja e Francescos nga familja dhe qyteti i tij të lindjes Sassocorvaro ku banon me familjen e tij për t’u sistemuar në Tërnana duke pasur të garantuara vazhdimin e shkollës dhe trajtimin përkatës, ushqim dhe fjetje për një afat tre vjeçar.

Karriera amatore e Dibrës në Itali

Francesco Dibra, i lindur me 3 mars të vitit e ka nisur karrieren e tij tek Nuova Altofoglia deri në moshen 10 vjeçare. Falë talentit që disponon në përdorimin e topit, trajneret e tij të parë e orientuan në pozicionin e sulmuesit ku edhe vijon aktualisht. Pas disa akvizimeve të sukseseshme me ekipet e qytetit të lindjes  Sassocorvaro ku jeton është përgjegjësi i sektorit të të rinjve   të   Alma Juventus Fano, Matteo Roguletti,  që duke dalluar talentin e padiskutueshem të këtij daloshi shqiptar e fton të   debutojë  për herë të parë si  profesionist  në turneun “Alma Juventus Fano”. Ndonëse 13 vjeçar, aktivizohet me sukses me ekipin e 15-vjeçarëve, që zhvillon aktivitete në nivel  profesioniste të kategorisë serie A.B.C për ekipet e moshave në Itali. Vetem gjatë këtij sezoni ai  ka shënuar mbi 30 gola në përballjet me ekipe të tilla si Lazio, Roma, Sassuolo, Juventus, Bologna, Inter, Ascoli, Perugia, Pescara, Sanbenedettese, Fermò, Rieti, etj. Paraqitja dinjitoze e Dibrës së vogël ka tërhequr vemendjen e disa ekipeve me emër në Itali dhe jashtë saj. Kjo ka bërë që ai të ftohet për  stërvitje  nga skuadra të tilla me emër si, AC Milan,  Modena, Ternana, San Marino, Itali  si dhe  Fraiburg në Gjermani, ekipe këto që shqaqin interes ta përfshijnë në klubet e tyre futbollistike. Ndër to, me sa duket “Ternana Calcio” serie B u tregua më e shpejtë në proçedurat e marrëveshjeve, ku pas disa konsultimeve me menaxherët përkatës dhe familjarët e Francescos, u vendos nënshkrimi i kontratës tre vjeçare me këtë klub.

Francesco Dibra kuqezi

Edhe pse ka lindur në Itali ku edhe jeton, Francesco Dibra e konsideron veten shqiptar dhe më së shumti shkodran, pjesë e së cilës është familja e të atit, Ylber Dibrës, ndër familjet e vjetra dhe të njohura të qytetit verior. Nënën e ka italiane, por në shtëpinë e tij flitet shqip, ndaj në këtë këndvështrim edhe dashuria, respekti dhe ëndërra për uniformën kuqezi të kombëtares shqiptare është e kahershme për të. Interesimin nga shtrukturat përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit për të është pritur me shumë kënaqësi nga ana e Francescos. Pas vëzhgimeve dhe grumbullimeve të organizuara në Itali nën vëzhgimin edhe të trajnerit Edi Reja ku ai ishte pjesë e saj, vlerësimet pozitive ndaj tij bënë që të mbërrijnë edhe ftesat për grumbullime të tjera në Shqipëri. Grumbullime këto që janë pritur me entuziazëm nga ana e Francescos, të cilat e motivojnë edhe më shumë për të bërë më të mirën, dhe pse jo, në ditët në vazhdim të jetë pjesë e formacionit të kombëtares së moshave kuqezi, me synim dhe objektiv që në një të ardhme të shpejtë të përfshihet edhe në skuadrën e parë kuqezi.

Tradita familjare, babai Ylberi, ish portjer i Vllaznisë….

E ndërsa flasim për talentin e këtij vogëlushi, duhet bërë me dije se një kontribut të jashtëzakonshëm në  përgatitjen e Francesco Dibrës ka dhënë padiskutim babai i tij Ylber Dibra, një ish sportist i njohur në qytetin e Shkodrës deri në vitin 1988 me ekipet  e Vllaznisë në rolin e portierit. Më pas, ndërkohë që diplomohet fillimisht në  Universitetin e Sporteve në Tiranë në vitin 1991 për specialitetin Futboll, ai vendoset me familjen e tij Itali ku jeton prej 25 vitesh, atje ku krahas pasionit për futbollin vazhdon studimet e tjera duke u diplomuar jo vetem në fushën akademike sportive duke drejtuar si trajner ekipin U-15  Altofoglia,  por ndërkohë diplomohet edhe në fushën e mjekësisë, specialiteti Fizioterapi Sportive. Prej më shumë se 20 vitesh ushtron detyren e Fizioterapistit në Kliniken e tij private në Sassocorvaro, Itali, por edhe atë të trajnierit të  U-15  të ekipit vendas Altofoglia,  të përgatitësit atletik  si dhe ndjek zhvillimin dhe rritjen  fëmijëve. Natyrisht, që në këtë mes, meritë ka edhe bashkëshortja e tij italiane, Laura, jo vetëm në rritjen dhe formimin si sportist të Francit, siç e thërrasin ato në mjedisin familjar, por edhe të vajzës Sara, edhe ajo plot passion në fushën e sportit, sidomos tenisit, e cila këtë vitë kurëzoi me shumë sukses studimet e larta duke u diplomuar  me doktorraturën  përkatëse në Fisioterapi. Një karriere dhe formim professional ky për t’u marrë në konsideratë për shkodranin Ylber Dibra dhe familjen e tij shqiptaro-italiane, që patjerër ka dhënë ndikimin e vetë edhe tek djali i tij Francesco Dibra, i cili, jo vetem po ecën ecen në gjurmët e tij, por pritet të mbërrijë maja të larta të karrieres së tij futbollistike.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img