Monday, November 25, 2024

Granit Xhaka me Covid, në Zvicër kërkojnë t’i heqin shiritin e kapitenit pasi nuk u vaksinua, trajneri i del në mbrojtje

Lexo

Kosovari i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të kësaj kombëtare është i përfshirë mes dy problemeve. E para është infektimi  tij nga virusi Covid-19, dhe e dyta ka të bëjë me reagimin e opinionit sportiv, por edhe e klubit dhe medias zviceriane, të cilët pasi kanë mësuar se ai ishte ndër të vetmit që nuk kishte pranuar të vaksinohet. Pakënaqësitë dhe reagimet ndaj tij shkojnë deri në atë pikë sa kërkojnë që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit të kombëtares zviceriane, pasi sipas tyre, kapiteni i kombetares duhej te jete ai qe te bind te tjeret qe te vaksinohen dhe jo e kunderta.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Ne i kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar, është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet.Të gjithë lojtarët e tjerë janë vaksinuar apo janë riaftësuar. Prandaj ata janë të sigurt, pak a shumë, të paktën prej pikëpamjes mjekësore. Por kurrë nuk i dihet. Fatkeqësisht Graniti u infektua. Nga pikëpamja sportive është shumë keq, sepse ai është i rëndësishëm për ne në këtë kohë”, tha për mediat, Adrian Arnold, përgjegjësi i sektorit të median në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Ndryshe nga reagimet publike ndaj Xhakës, trajneri i ri Zivcred Murat Yakin, ka një mendim tjetër, ku duke thënë se çështja e vaksinimit është zgjedhje personale e gjithsecilit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img