Lajm i rëndë për Juventusin, ndërron jetë talenti 17 vjeçar Bryan Dodien

Për klubin e Juventusit, mëngjesi i së dieles ka ardhur me një lajm shumë të rëndë. Futbollisti 17 vjeçar, Bryean Dodien, i cili nga specialistët e futbollit është konsideruar si një talent i vertetë në fushën e futbollit, ka ndërruar jetë. Lajmi befasues ka troditur të gjithë klubin dhe strukturat e tij, të cilët i janë gjendur menjëherë pranë familjes së futbollistit.

Nga sa mësohet, djaloshi me ngjyrë ka qënë i prekur nga sëmundja e rëndë e tumorit, por me diagnostikimin që iu bë në moshën 11 vjeçare arriti të normalizohej dhe të rikthehej duke u bashkuar me skuadrën në fushën stervitore. Madje në vitin 2019, arriti të luante disa minuta në një ndeshje zyrtare të kategorisë U-15 kundër Bolonjës të fituar me rezultatin 3 me 1.

Lajmi në fjalë ka prekur thellë edhe yllin francez Pogba, i cili kishte simpati të madhe për talentin e vogël. Pozimi që ka bërë Pogba me djaloshin një derbin e luajtur Torinos me dedikim e lojtarit në fanellë duke shkruajtur, “Bryan, unë jam më ty”, flet qartë për simpatinë dhe lidhjen që kishte Pgba me talentin Bryan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu