Friday, September 20, 2024

Flet “heroi” i fitores ndaj Hungarisë. Armando Broja: Një gol për shumë të tjerë që do të vijnë.

Lexo

Armando Broja ka bërë heroin në ndeshjen me Hungarinë, duke shënuar golin e fitores. I aktivizuar si zëvendësues në minutën e 78-të në vend të Bekim Balajt, vetëm nëntë minuta më vonë ka arritur të gjejë golin me vlerën e tri pikëve.

Në një prononcim për mikrofonët e RTSH Sport pas ndeshjes, Broja ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur. Është gjë e mirë të shënosh golin e parë, sepse të jep shumë kompetenc. Jam shumë i kënaqur për ekipin, sepse kemi marrë tri pikë, që janë të rëndësishme”.

“Aktivizimi? Trajneri bën formacionin dhe në këtë rast nuk mund të thuash shumë gjëra, vetëm duhet ta tregosh në stërvitje, në ndeshje kur aktivizohesh 15 apo 20 minuta se çfarë mundesh të japësh. Nuk u aktivizova në ndeshjen e parë, nuk luajta edhe tani si titullar, por gjërat bëhen të bukura kur aktivizohesh dhe shënon golin e fitores”.

“Goli i shënuar vlen shumë, sepse është i pari me Kombëtaren dhe hap rrugën për më shumë gola të tjerë, të jep kompetencë si sulmues. Jam shumë i kënaqur për golin sepse ka shumë vlerë. Kemi 9 pikë tashmë dhe duam të ecim përpara”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img