Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Trajnerët kundërshtarë, Edi Martini dhe Ilir Daja, flasin pas ndeshjes, Teuta-Partizani(1-0)

Lexo

Edi Martini(Trajner i Teutës)

Ky ekip armën më të fortë ka grintën dhe karakterin. Djemtë japin 120% të tyre. Kanë autoritet prej kampioni dhe vazhdojnë ta tregojnë gjithnjë e më shumë. Partizani luajti mirë, është e vështirë të flasësh për titullin. Kjo ndeshje mund të dilte dhe barazim. Partizani na vuri në vështirësi, humbi edhe penallti. Në ndeshje të tjera nuk mund të veprosh kështu, po të lëshosh kështu terren, mund edhe të ndëshkohesh. Për penalltinë nuk jam i bindur, sepse nuk e kam parë në televizor.

Ne e diskutojmë shpeshherë këtë temë. Aleksi ka temperament të tillë, gjëra të tilla na ndodhin edhe në stërvitje. Ka grintë dhe shpirt dhe e tepron njëçik. Kallaku ishte kapiten, i takonte të kërkonte llogari te gjyqtari. Duhet të jemi shumë më të qetë. Kartonët e verdhë e dëmtojnë ekipin në ndeshjet e tjera. Duhet bërë kujdes, sidomos kur bëhet fjalë për kartonë të marrë për protesta.

Për penalltinë, unë nuk arrij ta dalloj! Ndërsa mund të them se ne jemi më mirë se vitin e kaluar. Janë lojtarë të rinj në mbrojtje dhe portieri. Ka ikur Bregu është rikthyer Kallaku. Jemi më mirë. Me përjashtimin e 2-3 lojtarëve që kanë ardhur vonë dhe nuk janë në formën optimale. Mos harrojmë që kemi edhe Enco Vilën e dëmtuar. Them që do të jemi më mirë se vitin e shkuar.

Gjiorgev vrapon shumë, konsumon shumë energji. Gjithsecili ka të mirat dhe të këqijat e veta. Shpresoj që do të na ndihmojë shumë. Kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Është një pikë e mirë e ekipit tonë. Goli na imponoi që të ktheheshim, për meritë dhe të Partizanit. Duhet të ishim më të qetë në qarkullin e topit. Bëmë gabime në mesfushë. Shumë gjëra duhet të riparohen. Ishte dhe meritë e Partizanit mënyra se si ne luajtëm sot.”

Ilir Daja(Trajner i Partizanit)

“Kemi startuar kampionatin në formën jo të mirë dhe kjo u pa në fushë. Më vjen keq, por aksidentet janë pjesë e lojës dhe nuk mund t’ia delegojmë vetëm kapitenit pasi skuadra kishte mundësi të rikuperonte. Nuk jemi akoma skuadër dhe kjo është detyrë e stafit për të krijuar ekipin me kalimin e kohës”.

Nuk mund të presim më shumë. Fola me Malën dhe Kaçen dhe më thanë që mund të luanim 25 minuta lojë me intesitet të lartë. Mala mund ta luajë më mirë manovrën e Partizanit pasi ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar”.

Sa i përket titullit, mund të them se është shumë shpejtë, por jemi pretendent pasi cilësia nuk na mungon. Është java e parë, janë edhe 35 të tjera në lojë. Jemi një nga ekipet pretendente. Cilësia nuk na mungon. Nuk do të mendojmë që javën e parë se çfarë do bëhet, na pret një transfertë e vështirë në Korçë. Duhet të riparojmë gabimet që shfaqëm. Ekipi sakrifikoi dhe kjo gjë më kënaq. Zhunior nuk ka gjendjen e tij më të mirë fizike, për shkak të një dëmtimi. Kur është në gjendjen e tij më të mirë, i jep krijimtari tjetër sulmin. Duke futur Malën, Kaçen dhe të tjerët, në vazhdim do të tregojmë fytyrë tjetër. Duhet të kemi ekuilibër. Sot e marrë unë përgjegjësinë e humbjes.”

Ne pothuajse jemi riformatuar. Kemi afruar rreth 20 lojtarë, një pjesë do ti federojmë me U21. Partizani është ekip i madh dhe kërkon lojtarë që të bëjnë diferencën. Kemi qenë gjatë gjithë kohës duke parë lojtarët e duhur që mund të merrnim.

Pavarësisht se me vonesë kemi ndërtuar një ekip me objektiva afatgjatë. Kemi një ndërthurje brezash si asnjëherë tjetër. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe një skuadër ku nuk do të mungojë cilësia. Mesfushori që u fut në 20 minutat e fundit është 18 vjeç dhe më shumë prespektivë. Kemi një grup me shumë kualitet që do ta shprehin në javët në vijim. Cilësitë do të shkojnë për një lojë dhe rezultate më të mirë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img