Spektakël i arteve luftarake- “Albulena Fight Night”, mbrëmjen e së dielës në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit

8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë spektakël në Sheshin “Skënderbej”

E diela premton spektakël në Sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, pasi do të zhvillohet “Albulena Fight Night”, një mbrëmje e disiplinës së arteve luftarake të “Mjui Thai”-t.

Do të jenë plot 8 duele të kësaj disipline luftarake dhe mjaft kërkuese që do të vijnë për publikun kryeqytetas duke nisur nga ora 17:00 e deri në ora 23:00.

Për këtë qëllim, të shtunën është zhvilluar peshimi i sportistëve që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje luftarake, për t’ia lënë radhën të dielën ndeshjeve.

Natyrisht, midis këtyre dueleve veçohet ai më i spikaturi, midis Ervis Bicit dhe Abdul Kasimit, që do të vendosë edhe fituesin e brezit të MTBSA-së për Evropën.

Nuk do të mungojnë as të ftuar të veçantë të shoubizit, ndërsa gjithçka do të vijë për shikuesit drejtpërdrejt në RTSH Sport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu