Sot, ora 16.00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet miqësorja Shqipëri-Kosovë. Në pritje të kësaj sfide tekniku Bernard Challandes ka bërë gjithçka gati sa i përket skemës së lojës si dhe emrave që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, por vetë ai nuk do të mund të jetë në drejtimin e ekipit. Arsyeja ka të bëjë me atë që në testet Covid-19 të zhvilluara sipas rregullores një ditë përpara ndeshjes, ai ka rezoltuar pozitiv. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Federata e futbollit e Kosovës, në të cilen shkruhet:
Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës
11 nëntor, 2020 – Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv. Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë. Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.