Tuesday, December 10, 2024

Boks profesionist-Shqiptari Florian Marku fiton ndaj anglezit Muma Muemba për 1 minutë e 50 sekonda

Lexo

Vetëm 1 mintutë e 50 sekonda i janë dashur boksierit shqiptar, Florian Marku për të mposhtur kundërshtarin  e tij, anglezin Muma Muemba. Ndeshja në fjalë është zhvilluar mbrëmjen e së martes në Londër, atje ku jeton vitet e fundit. “Tajsoni” shqiptar, siç e thërrasin fansat e tij, më të rënë gongu për startin e takimit ka shpërthyer në disa goditje të forta dhe të pandërprera duke e detyruar kundërshtarin e tij të pësojë dy nogdaume. Edhe pse ka patur tentative për t’u ngritur dhe vazhduar betejen në ring, anglezi Muma Muemba nuk ka pasur forcen e duhur, sepse një goditje tjetër edhe më e fortë drejtpërdrejt në fytyrë e ka bërë të pamundur qëndrimin e tij më në ring. Ndërhyrja e arbitrit ka mbyllur të gjithë ndeshjen duke e shpallur fitues shqiptarin Marku. Kjo është fitorja e 7-të radhazi në 7-të ndeshje, gjë që përbën një bilanc mjaft pozitiv për një boksier të këtij niveli. Shqiptari që jeton në Angli, më herët ka garuar në boksin e kafazit ku ka qënë absolutë në peshen e tij, ndërkohë që tani ka filluar aventurën e boksit profesionit në duele të hapura duke pasur një objektiv të vetem, fitimin e titullit botëror.

Në kushtet e pandemisë, përballja në boksin profesionist në mes shqiptarit Florian Marku dhe anglezit Muma Muemba u zhvillua pa praninë e tifozëve, gjë që i kanë munguar Markut, sepse ato gjithmonë i kanë dhënë mbështetjen e duhur për fitore.  Një gjë të tillë, Marku e kishte parashikuar më herët kur ai shkruante këtë mesazh një javë më parë në profilin e tij personal të rrjetit social FB:

7 ditë nga ndeshja ime e rradhes. Pa publik edhe pa ju në krah asgjë s’ështëe njësoj, por e di që do më ndiqni të gjith Live nëpër shtëpi. Boksi është jeta ime, jam shumë i lumtur që mbas gjithë kësaj periudhe të keqe do futem prap në Ring, jam shum i përgatitur. “Hap pas hapi do të vijë dhe shansi për një titull botëror. Ëndrra ime më e madhe është të bëhem shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks dhe të vij ta mbroj titullin në atdheun tim. Ka për të ndodhur, keni për ta parë”.

Karriera sportive e Florian Marku ka nisur me hapat e parë në Greqi 16 vite më parë, ndërkohë që aktualisht jeton në Angli me objektiva të qarta për të mbërritur në majat më të larta të këtij sporti në shkallë botërore. Çdo fitore që ai realizon ia detikon Shqipërisë, madje e thekson vazhdimisht se ka një ëndërr të boksoj për titull botëror në Shqipëri. “Në çdo ndeshje që kam bërë jashtë, kurrë nuk e kam mohuar origjinën time. Jam krenar që jam shqiptar dhe flamurin tonë e kam pasur në krah, Kështu do vazhdoj deri kur të mbyll karrierën. Kam dëshirë shumë, që kur të fitoj një titull botëror, të kthehem në Shqipëri dhe të ndeshem në një stadium futbolli. Aty do doja ta mbroja titullin, ajo është ëndrra ime, ta mbroj titullin botëror në një stadium të mbushur me flamuj shqiptar”, është shprehur kampioni i mirënjohur shqiptar, Florian Marku.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img