Monday, November 25, 2024

Shkëlqeu në transfertën e Laçit, sulmuesi kuqeblu Aralica modest: “Nuk premtoj gola, por premtoj që do të bëj punë të madhe”!

Lexo

Në konferencën e shtypi dhënë paraditen e së premtes në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, përkrah trajnerit Brdariç ishte edhe sulmuesi kroat, Aralica. I mbërritur në limitet e merkatos kuqeblu, Aralica ishte befasia më e madhe e formacionit kuqeblu në transfertën e javës së parë në Laç. I papërmbajtshëm në depërtimet e fuqishme drejt zonës kundërshtare, përcaktues në golin e shënuar nga Da Silva, ndërkohë që shënoi edhe vetë në portën vendase. Të gjitha këto, iu vunë në dukje nga ana e gazetarëve gjatë bashkëbisedimit në konferencën e shtypit, ndërkohë që kroati 25 vjeçar paraqitej modest në përgjigjet e tij.

“Jemi të kënaqur, jemi të përqendruar që të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Të bëjmë sa më mirë në sfidën e radhës duke bërë paraqitje pozitive. “Nuk premtoj gola, por premtoj që do të bëj punë të madhe. Në fund të ditës është trajneri ai që vendos, unë do të bëj më të mirën time për Vllazninë. Pas ndeshjes me Laçin atmosfera është shumë e mirë. Jemi një ekip i ri sepse siç janë dhe lojtarët e sezonit të kaluar kanë ardhur edhe lojtar për sezonin e ri. Në ndeshjen me Laçin na shkoi mirë, fituam tani duam të fitojmë dhe sfidën e ardhshme.”, u shpreh Aralica.

Ndërkohë, i pyetur për konkurencën në repartin sulmues t Vllaznisë, kur kemi parasysh se lojtarë cilësor si, Ardit Hoxhaj, Gjurgjeviç dhe Çoba, janë aktualisht në stol, Aralica përgjigjet: “Ne jemi në fillim shok ekipi dhe jo rival, jemi në konkurencë për të njëjtën pozicion që të marrim sa më shumë minuta që të jetë e mundur, por në fund të ditës i takon trajnerit cili do të luajë dhe cili jo. Ne në çdo ndeshje shkojmë për tre pikë dhe nuk na intereson se kush luan.”, përfundoi Aralica.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img