Abisnet Superiore-90-të minutat e fatit, luhen të dielën për javën e fundit të sezonit. Betejë për mbijetesë dhe derbi Partizani-Dinamo

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 36-të dhe e fundit e Abisnet Superiore premton spektakël dhe emocione të forta,teksa të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë.

Sfida që spikat në garën për mbijetesë është Vora-Bylis,me skuadrën e Bylis që kërkon pikë jetike për të shmangur rënien direkte apo zonën “play-out”.

Në Elbasani-Tirana bardheblutë luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit pasi mbijetesa ende nuk është siguruar dhe çdo gabim mund të kushtojë shumë shtrenjtë.

Nga ana tjetër Elbasani e ka siguruar “Final-Four” por kërkon ta mbyll sezonin rregullt me rezultat pozitiv.

Në Shkodër Vllaznia pret Flamurtarin me vlonjatët që tashmë kanë rënë nga kategoria, ndërsa shkodranët synojnë të ruajnë ritmin para fazës finale të kampionatit.

Një tjetër duel interesant është Teuta-Egnatia,me Teutën që ende nuk e ka siguruar plotësisht mbijetesën, ndërsa Egnatia do të kërkoj të konfirmoj formën e tyre si një nga favoritët për titullin.

Derbi i kryeqytetit Partizani-Dinamo mbyll një javë me shumë tension,teksa të dy ekipet jan pjesë e parë “Final-Four” por krenaria dhe momenti psikologjik para fazës finale mbeten shumë të rëndësishme.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img