Thursday, May 2, 2024

Abissnet Superiore- Analiza e javës së 15-të në gjykimin e specialistit, Shkëlqm Muça

Lexo

Shkëlqim Muça në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Java e 15-të e Abissnet Superiore ka sjellë në skenë derbin e kryeqytetit, atë mes Partizanit dhe Tiranës, fituar nga bardheblutë me rezultatin 2-1. Është mundur Teuta, ndërsa Vllaznia e Kukësi e kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen mes tyre. Edhe kjo javë e Superiores nuk i ka shpëtuar analizës së Shkëlqim Muçës, i përhershmi i emisionit “Rubrika Sportive në RTSH.

Derbi, bardheblu – “Ishte një ndeshje tipike derbi, jo nga ato ndeshjet e mërzitshme. Kishte oshilacione nga të dyja skuadrat, por Partizani e nisi mirë në 15 minutat e para. Por më pas ra, me Tiranën nuk mund të bësh atë lojë, duhet të dish kur të luash në mënyrë graduale apo shpejt. Partizani ka vrull, por nuk ka logjikë. Është një skuadër shumë spontane. Tirana e ka strukturën, vendoset në varësi të kundërshtarit që ka përballë, ka logjikë në lojë. Lojtari që ka fituar Partizani është Rrapaj, është i shkëlqyer, ndoshta duhet të luajë më përpara”.

Barazimi në “Loro Boriçi” – “Ishte një ndeshje e luajtur mirë nga të dyja skuadrat, me personalitet. Në 15 minutat e para, Vllaznia e vuri në vështirësi Kukësin, por që më pas arriti të futet në lojën e vet. Trajneri i verilindorëve e lexon mirë lojën, bëri lëvizjet e duhura, u gjallërua loja. Mendoj se Kukësi bëri një ndeshje të mirë, por dhe Vllaznia kishte moment të mira. Dua të them se Kukësi bën ndryshime dhe përmirëson lojën, ndërsa me Vllazninë ndodh e kundërta. Vllaznia ka disa lojtarë që janë katastrof, nuk e rrisin asnjëherë nivelin e lojës”.

Ecuria e Laçit – “Nuk ka ndeshje të thjeshta, por Laçi ka një periudhë shumë të mirë. Rezultatet kur vijnë, krijojnë një atmosferë tjetër. Janë me këmbë në tokë. Josa është një trajner i qetë, punon shumë. Nuk mund ti heqim të drejtën si skuadër që pretendon për titullin kampion. Janë katër skuadra që luftojnë për titull”.

Humbja e Teutës – “Mendoj se janë ca ndeshje që nuk vlerësohen mirë, sepse Teuta nuk është në atë gjendje që të mundet aq lehtë. Mendoj se është impenjim minimal. Gabimet te golat, duket mosimpenjim. Kjo humbje është e rëndë për Teutën, e largon shumë nga objektivi”.

Kohë vendimesh – “Klubet serioze i analizojnë mirë situatat, kohën që kanë pas, shpenzimet që kanë bërë. Kanë lejuar deri në atë moment që trajnerit thotë vetë që deri këtu, nuk ecën puna. Janë ca gjëra që në futboll nuk ke se çfarë ti bësh. Mund të jesh trajner i mirë, por shkon në një skuadër dhe nuk ecën”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img