Monday, May 6, 2024

Kategoria e Parë-Sot, ndeshja e fundit e javës së 20-të. Luzi 2008 pret në “Roza Haxhiu” Besen e Kavajës

Lexo

Ditën e sotme do të luhet sfida e fundit e javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Një duel mjaftë interesant është në program për t’u luajtur në orën 13:30.

Në fushë do të zbresin Luzi dhe Besa. Derbi mes tyre premton spektakël dhe do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Kjo përballje do të luhet në Lushnje, për shkak se skuadra e Luzit është e dënuar nga komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje për t’i luajtur në fushë asnjanjëse. Gjithsesi të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren që është shumë e rëndësishme për objektivat e tyre.

Si Luzi ashtu edhe Besa këtë sezon do të “luftojnë” për mbijetesën në Kategorinë e Parë,teksa përkatëssisht renditen në vendin e 12-të dhe 9-të.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img