FK Vora – Vllaznia, Egnatia – Flamurtari, Teuta – AF Elbasani, Dinamo City – Tirana, janë katër duelet e javës së 32-të të Abissnet Superiore që do të luhen sot.
Ato nisin në orën 16:00, me dy çiftet Vora-Vllaznia dhe Egnatia-Flamurtari, që luajnë në të njëjtin orar.
Tre orë më pas, në 19:00, në program janë dy përballjet e tjera, Teuta-Elbasani dhe Dinamo-Tirana.
Katër përballje këto ku luhet për kreun, vendin e katërt të “Final 4”, si dhe për mbijetese.
Kështu, kuqeblutë e Vllaznisë kërkojnë pikët maksimale në transfertën e Vorës për të vijuar kryesimin e kampionatit, përballë vendasve që luftojnë për mbijetese.
E njëjta situata edhe në Rrogozhinë, me Egnatian që ndjek Vllazninë kryesuese dhe Flamurtari në pozitë shumë të vështirë qëndrimi në Superiore.
Me të njëjtat parametra luihet edhe derbi Dinamo-Tirana, me blutë që garë me Partizanin për vendin e katërt, dhe Tiranën që ka një reagim pozitiv në javët e fundit, por është akoma në zonën e “ftohtë” të renditjes, pasi është në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Vora dhe Bylis, ndërkohë që Flamurtari ka 26 pikë.
Partizani-Bylis, është ndeshja e fundit e javës së 32-të të Superiores, e planifikuar të luhet të dielën prej orës 19:00 në stadiumin “Arena e Demave”.
Kalendari i plotë i javës 32, Abissnet Superiore:
Sot
Vora-Vllaznia 16:00
Egnatia-Flamurtari 16:00
Teuta-Elbasani 19:00
Dinamo-Tirana 19:00
Nesër
Partizani-Bylis 19:00


