Tuesday, May 7, 2024

Abissnet Superiore-Java e tretë fillon me dy barazime, Teuta-Dinamo 0:0 dhe Kastrioti-Tirana 1:1

Lexo

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së tretë të Superiores, ku Teuta si pritëse në Rrogozhinë ka barazuar 0-0 me Dinamon, ndërsa në Kamëz, Kastrioti pritës i ka marrë një barazim 1-1 Tiranës.

Në stadiumin e Kamzës, ishin krutanët që kaluan të parët në avantazh me anë të Karakacit në minutën e 41-të, i cili ekzekutoi një 11-metërsh, duke dështuar në tentativën e parë, por më pas ka bërë goditjen e duhur me kokë.

Fillimi i pjesës së dytë ka folur për bardheblutë, të cilët kanë arritur të gjejnë dhe rrugën e rrjetës me anë të Seferit në minutën e 49-të. Shumë minuta në dispozicion deri në fundin e takimit, shumë mundësi të krijuara, por rezultati ka mbetur i mbërthyer në shifrat 1-1.

Në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, Teuta dhe Dinamo janë mbërthyer në një barazim 0-0, pavarësisht volumit të lojës dhe rasteve të krijuara. Një sfidë e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat provuan mundësitë e tyre për të fituar, por pa rezultat.

Ky është barazimi i dytë radhazi për të dyja skuadrat, pasi Teuta barazoi 1-1 një javë më parë me Vllazninë, po 1-1 barazoi dhe Dinamo përballë Laçit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img