Sunday, May 19, 2024

Abissnet Superiore-Nesër java e 35-të. Spikat klasikja, Tirana-Vllaznia. Të pesë sfidat luhen në orën 16:00

Lexo

Abisnet Superiore do të luaj ditën e mërkurë ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit. Takime mjaftë interesante dhe shumë delikate janë në program. Një “luftë” e fortë sportive do të bëhet mes ekipeve që kërkojnë “Final-Four” dhe të shmangin “Play-Out”.

Të 5 sfidat do të luhen në orën 16:00. Kështu Dinamo do të presë Egnatian. 3 pikë të rëndësishme për “Blutë” për të qenë në top-4,ndërsa për rrogozhinasit për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.

Një sfidë delikate do të luhet mes Erzenit dhe Teutës. Shijakasit kanë rënë në Kategorinë e Parë,teksa fitorja do t’i bënte shumë punë durrsakëve që kërkojnë të shmangin zonën “Play-Out”. Në “Air Albania” do të luhet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Ndërkohë në “Kukës Arena” skuadra e Partizanit do të kërkojë triumfin ndaj vendasve për të shpresuar te vendi i dytë në klasifikim. Sfida e fundit do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë. Kurbiansit tentojnë të shmangin “Play-Out’,ndërsa korçaerët duan 3 pkët për “Final-Four”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img