Sunday, May 19, 2024

(Video) Tetovari i Egnatias, Arbim Zejnullai premton rikthimin e rrogozhinasve te fitorja: Dinamo, ekip cilësor, por ne i kemi forcat për të marrë tre pikët e duhura

Lexo

Shqiptaro-maqedonasi Arbim Zejnullai, është një ndër pikat më të forta të skuadrës së Egnatias. Në prononcimin e dhënë në prag të ndeshjes me Dinamon, e vlefshme për javën e 35-të të Superiores, tetovari i rrogozhinasve shprehet optimist që skuadra e tij, do të lërë pas dy humbjet e fundit me Vllazninë dhe Teutën dhe në këtë ndeshje do të marrë tre pikët e duhura.

Zejnullari i ka shënuar Dinamos 3 gola këtë sezon dhe shpreson që të bëjë të njëjtën gjë edhe të mërkurën. Mesfushori shpreh bindjen se skuadra rrogozhinase do të shkojë pa presion në ndeshjet që vendin titullin kampion.

Ndër të tjera, Arbim Zejnullai  përcjell një vlerësim maksimal për Dinamon duke theksuar se është një ekip me histori në futbollin shqiptar dhe këtë sezon ka bërë mirë. Por, nga ana tjetër ai thekson se Egnatia ka objektivat e veta dhe se i duhem 3 pikët për të mbajtur kryesimin.

(Video) Prononcimi i futbollistit tetovar të Egnatias, Arbim Zejnullai, në pragndeshjen me Dinamon për javën e 35-të të Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img