Sunday, May 19, 2024

Abissnet Superiore-Skuadrat nisin përgatitjet për ndeshjet e ardhshme. Java 23-të, luhet në fundjavë, e shtunë dhe e dielë

Lexo

Skuadrat e kategorisë Superiore kanë lënë pas javën e 22-të dhe kanë vijuar menjëherë përgatitjet për duelet e javës së 23-të të Superiores. Do të luhet në fundjavë,të shtunë dhe të dielë,me ekipet që do të kërkojnë 3 pikët për objektivat e tyre.

Duele dhe takime mjaft interesante janë në program,teksa në këtë javë sfikat derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Siparin e kësaj jave do ta “ngrejë” dueli mes Egnatias dhe Laçit. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 në “Egnatia Arena”.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues dhe pas barazimit me Partizanin ndaj kurbinasve do të luajnë vetëm për rezultat pozitiv,ndërsa nga ana tjetër bardhezinjtë gjithashtu morën 1 pikë ndaj Vllazninë dhe do të tentojnë fitoren në transfertë.

Në orën 17:00 do të luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Në “Niko Dovana” skuadra e Dritan Mehmetit pas dy fitoreve radhas synon vazhdimësinë. Ndërkohë Oges Shehi nuk dëshiron më hapa fals në garën për kreun e klasifikimit. Paralelisht me derbin do të luhet edhe në Shkodër.

Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi” Shkodranët pas dy barazimeve radhas synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa “djemtë e detit” pas fitores me Skënderbeun shkojnë me moralin lart në Shkodër.

Të dielën do të luhen dy sfidat e tjera. Fillimisht Tirana-Erzeni do të përplasin mes tyre “brirët” në orën 13:30 për llogaritë e javës së 23-të. bardheblutë janë më të motivuar se kurrë për të vazhduar me fitoren,ndërsa shijakasit pas 3 humbvjeve radhas synojnë të bëjnë kthesën në kampionat.

Ndërkohë në orën 17:00 Skënderbeu do të presë Kukësin në Korçë. Vendasit vijnë pas humbjes me Teutën dhe në shtëpi nuk iu lejohen më hapa fals,teksa përballë do të kenë verilindorët që prej më shumse se 12 javësh nuk e njohin shijen e fitores. Emiliano Çela pas ndeshjes me Tiranën do të kërkojnë të “shfryjë” nervat te korçarët për të siguruar edhe 3 pikët e para në krye të Kukësit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img