Thursday, February 29, 2024

Abissnet Superiore-Sot java e 35-të. Të gjitha ndeshjet në orën 16:00, spikat dueli për zonën europiane, Vllaznia-Laçi

Lexo

Kategoria Abissnet Superiore luan sot ndeshjet e javës së 35-të, ose e parafundit e sezonit 2022-2023. Ashtu si edhe javën e kalaur edhe për këtë javë, sektori i garave ka vendosur që të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 16:00.

Sipas kalendarit përkatës, kjo javë vë përballë skuadra që kërkojnë titullin, zonën europiane si dhe mbijetesen. Dy kandidatët për titull, Tirana kryesuese dhe Partizani i dyti do të përballen me dy skuadrat e vendeve të fundit, Bylisin dhe Kastriotin.

Ndërkohë, një duel shumë i fortë pritet të jetë ai që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë vendase dhe Laçit mysafir. Dy skuadra këto, që së bashku me Teutën janë në garë për zonën europiane.

Natyrisht që më e favorizuar është Vllaznia, e cila aktualisht është e katërta, pozicion që e çon në Europë, me një pikë më shumë sesa Teuta dhe dy nga Laçi. Por, për të përforcuar pozitat e vendit të katërt, kuqebluve u duhet të fitojnë patjetër duelen e sotëm.

Në dy takimet e tjera, Teuta pret Egnatian e cila e ka siguruar Europën, takim që luhet në “Niko Dovana”, ku një hap i gabuar i Vllaznisë dhe fitore të bregdetarëve i kalon ato në vendin e katërt.

Beteje mbijetese është ajo që do të luhet në stadiumin “Kukës Arenas” ku verilindorërt presin Erzenin.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 35-të Abissnet Superiore:

KASTRIOTI-PARTIZANI 16:00 (në Elbasan)

TIRANA-BYLIS 16:00 (në Rrogozhinë)

 VLLAZNIA-LAÇI 16:00

KUKËSI-ERZENI 16:00

TEUTA-EGNATIA 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img