Thursday, April 25, 2024

Ceremoni-Sot përpara ndeshjes, Vllaznia-Laçi, tre ekipet kampione: Vllaznia e femrave, U-21 dhe U-17, zbresin në pistë për të marrë duartrokitjet e publikut. Hyrja e tifozëve e lirë!

Lexo

Emocioneve të pragndeshjes së sotme, Vllaznia-Laçi e vlefshme për javën e 35-të të kategorisë Superiore do t’i paraprijë një ceremoni vlerësuese për tre ekipet e futbollit të Vllaznisë, të cilët janë shpallur kampionë për sezonin futbollistik 2022-2023.

Bëhet fjalë për ekipin e futbollit të femrave Vllaznia, i cili arriti një rekord historik duke u shpallur për të dhjetën herë kampion i Shqipërisë, Vllazninë U-21 dhe Vllazninë U-17, të cilët pak çaste përpara nisjes së ndeshjes Vllaznia-Laçi, do të zbresin në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” për të marrë duartrokitjet e tifozërisë shkodrane.

Rikujtojmë se pas vendimit të marrë nga drejtuesit e klubit kuqeblu, tifozët shkodranë dhe më gjërë do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë ndeshje në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” me hyrje të lirë, pa bileta.

Që do të thotë, se një atmosferë e tillë festive që do të krijohet në pragndeshjen Vllaznia-Laçi, pritet t’i shërbejë futbollistëve kuqeblu për një karikim maksimal në mënyrë që të japin më të mirën e tyre në fushën e lojës në kërkim të marrjes së tre pikëshit shumë të rëndësishëm që vlen për zonën europiane.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img