Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot ndeshjet e javës së 34-të. Të pesë duelet në orën 16:00. Vllaznia-Dinamo, transmetim në “MCN TV”

Lexo

Kategoria Superiore luan sot ndeshjet e javës së 34-të ku siaps vendimit të FSHF-së, do të luhen të gjitha në një orar, për të shmangur ndihmën indirekte ndaj skuadrave që mund të jenë të interesuara për një rezultat në varësi të atyre të kundërshtarëve direkt.

Pesë takime interesante që do të vendosin shumë për objektivat e skuadrave. Në “Niko Dovana” Teuta do të presë Egnatian e vendit të parë me synimin për të marrë një tjetër fitore që do ta largonte akoma më shumë nga vendi i 8-të, ndërsa rrogozhinasit do të kërkojnë të rikthehen te triumfi për të blinduar vendin e parë.

Vllaznia dhe Partizani janë vetëm një hap larg për të siguruar matematikisht një vend në “Final 4”. Kuqeblutë do të presin Dinamon në “Loro Boriçi”,ndërsa të kuqtë do të përballen në “Arenën e Demave” me Skënderbeun.

Laçi-Tirana është një tjetër sfidë interesante që pritet të dhurojë spektakël këtë javë,pasi të dyja ekipet kanë si objektiv vetëm fitoren.

Ndeshja tjetër e javës së 34-të është Erzeni-Kukësi. Shijakasit do të synojnë fitoren ndaj verilindorëve për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e 8-të në kampionat. Ky takim është zhvendosur ne “Adush Muçaj” të Ballshit për tu luajtur për shkak të shtegëtimit të skuadrës Shijakase këtë sezon.

Sa i takon transmetimit të ndeshjeve, të pesë çiftet e kësaj javë do të jenë të gjitha në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Nga sa mësohet, është arritur një akord mes “MCN” që zotëron të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore, si dhe platformës “Tring” për të bërë të mundur që të gjitha ndeshjet që luhen në një orar, të transmetohen për publikun.

Dy sfidat Vllaznia-Dinamo dhe Teuta-Egnatia do të transmetohen në “MCN TV” dhe “MCN 24”., ndërsa tre të tjerat: Laçi-Tirana, Partizani-Skënderbeu, Erzeni-Kukësi në platformën “Tring”. Një akord i tillë do të jetë në fuqi edhe për dy javët e fundit të kampionatit

Kalendari i ndeshjeve të javës së 34-të Superiore

Vllaznia-Dinamo(16:00)

Teuta-Egnatia(16:00)

Laçi-Tirana(16:00)

Partizani-Skënderbeu(16:00)

Erzeni-Kukësi(16:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img