Tuesday, July 23, 2024

Abissnet Superiore-Sot tre takimet e javës së gjashtë. Spikat, dueli Vllaznia-Egnatia

Lexo

Superiorja do te hap diten e sotme javen e 6-te te saj me 3 ndeshje. Sipari hapet ne oren 15:00 me Erzeni-Skenderbeu qe do te perplasen ne Rrogozhine me shijakasit si prites. Korçaret kerkojne te rikthehen te fitorja pas 3 humbjeve radhazi ndersa vendasit duan te shfrytezojne momentin euforik te dy fitoreve rradhazi per te vijuar me rezultate pozitive.

Ne oren 18:00 do te jete nje sfide per kreun teksa Vllaznia pret ne Shkoder Egnatian. Kuqeblute e Memellit me nje fitore do te kapnin vendin e pare ndersa rrogozhinasit e Tetoves duan 3 pike per te vijuar kryesimin e kampionatit.

Sfida e fundit e dites se sotme do te jete Teuta-Kukesi ne oren 20:15 ne “Niko Dovana”. Durrsaket vijne pas shkarkimit te trajnerit Longo dhe ne klub eshte rikthyer per here te peste Edi Martini.

“Veriu Sport” meson nga sektori i gjykimit se ne kete sfide do gjykoj nje katershe e perzier arbitrash me kryesor Albert Doda i ndihmuar nga asistentet Renato Malaj dhe Xhuljo Mani arbiter i katert do te jete Laver Alla ndersa ne sistemin Var dhe Avar do te jete dyshja Enea Jorgji dhe Silvio Dyrmishi. Delegat i takimit eshte Eraldi Shera ndersa Vezhgues i arbitrave Albano Janku.

Erzeni-Skënderbeu “ARENA EGNATIA”, ora 15:00

Vllaznia-Egnatia “LORO BORIÇI”, ora 18:00

Teuta-Kukësi “NIKO DOVANA”, ora 20:15

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img