Monday, April 29, 2024

Abissnet Superiore-Starton sot Java e 15-të: Laçi-Kastrioti dhe Dinamo-Skënderbeu. Nesër 3 çiftet e tjera në fushë

Lexo

Laçi-Kastrioti dhe Dinamo-Skënderbeu, janë dy çiftet e parë që zbresin në fushë sot për Javën e 15-të të Kategorisë Abissnet Superiore. Sfida e parë mes Laçit vendas dhe Kastriotit mysafir që përbën edhe derbin e zonës do të luhet në stadiumin e Laçit  duke filluar nga ora 13.45. Ndeshje kjo, që sipas informacionit më arrë në FSHF, do të gjykohet nga kryesori Adrian Beqiraj i kolegjumit të Tiranës, së bashku me dy ndihmësit e tij anësorë, Ani Koçiaj dhe Arbër Zalla, si dhe arbitër i katërt Florjan Lata. Në sistemin VAR janë dy arbitra me përvojë të kategorisë ndërkombëtare së FIFA-s, Eldorjan Hamiti dhe Mario Shazivari.

Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo në mes Dinamos dhe Skënderbeut, edhe pse blutë dinamovitë janë pritës është vendosur të luhet në stadiumin në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:45. Shkodrani I kolegjumit të qytetit verior, Indrit Myfta është vendosur të gjykojë si arbitër kryesor në këtë ndeshje duke pasur ndihmën e anësorëve, Ridiger Çokaj dhe Tauland Kasa, si dhe të gjyqtares Emanuela Rusta si  arbitër i katërt. Në sistemin VAR për këtë ndeshje janë caktuar, Kreshnik Cjapi dhe Nertil Bregasi.

Tre ndeshjet e tjera që mbyllin javën e 15-të të Superiores, Vllaznia-Kukësi, Teuta-Egnatia dhe derbi Partizani-Tirana do të luhen ditën e shtunë, dy të parat në orën 16.45 dhe deri i kryeqytetit në orën 19.45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img