Ndonëse më herët janë zhvilluar disa aktivitete të rëndësishme, kombëtare dhe ndërkombëtare, parku sportiv, “Adriatic Tenis Park”, në Shkodër, mjediset moderne të këtij impianti sportiv, janë hapur zyrtarisht fundjavën e kaluar.
Adriatic Tennis Park, e përfaqësuar nga drejtuesi i tij Z. Gëzim Galiqi, dhe Shkodra Tennis Club, e përfaqësuar nga Presidenti, Z. Mark Gjeka, trajneri Dino Mehmedoviq dhe kampionia Gresi Bajri, mikpritën dhe përshëndetën ngrohtësisht personalitetet, miqtë dhe të ftuarit e shumtë.
Në ceremoninë përuruese, kanë marrë pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, Presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, z. Dushan Simonoviq, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Gerti Shima, si dhe ish-Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi.
Krahas fjalës përshëndetëse të përfaqësuesit të Adriatic Tennis Park, Gëzim Galiqi, në ceremoninë përkatëse mbajtën fjalimet e rastit Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Zj. Voltana Ademi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Ferdinand Sulo, Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Z. Jeton Hadërgjonaj, anëtari i bordit të zhvillimit Tennis Europe, Z. Shkëlzen Domi dhe drejtori i Bellevue Club, Z. Senad Tafa.
Kompleksi më i ri sportiv, “Adriatik Tenis Park” është një nga më të mëdhenjt në Rajon. Investim ky i realizuar nga një grup miqsh të sportit dhe më tej të lidhur ngushtë me pasionin e sportit të tennisit.