Saturday, April 27, 2024

E veçantë, portieri Italian Rikardo Ganjo, shënon gol nga porta në portë dhe i jep fitoren skuadrës së tij

Lexo

Nuk ndodh shpesh, por kur ndodh, është sigurisht spektakolar. Dhe si i tillë, i jashtëzakonshëm, ka qenë goli që është shënuar në kategorinë e tretë të futbollit italian të shtunën. Portieri i Modenas, Rikardo Ganjo, i siguroi 3 pikë të artë skuadrës së tij me një gol nga porta në portë në minutat e fundit të ndeshjes.

Modena triumfoi 2-1 ndaj Imolezes, falë golit të Ganjos në minutën e 91-të, në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të grupit B të Serisë C të futbollit italian.

Goli bëhet edhe më i veçantë, pasi kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit, Modena është në vendin e parë, 4 pikë më shumë sesa vendi i dytë. Modenas i duhet vetëm një fitore nga dy ndeshjet e mbetura për t’u ngjitur në Serinë B.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img