Sunday, May 19, 2024

Ahmataj, i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Tekniku bardheblu mendon se e meritonin fitoren, pasi Partizani në të vetmen mundësi i shënoi

Lexo

Prononcimi i trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj, pas barazimit 1-1 në derbin me Partizanin

“Derbet janë gjithmonë të vështira, e kishim studiuar mirë kundërshtarin. Më pëlqeu loja e skuadrës. Finalizimi ishte i dobët, kishim mundësi të pastra për të shënuar, mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Jam i mërzitur, sepse duhet t’i gëzonim tifozët tanë dhe familjet tona.

Ky është futbolli, me një mundësi që pati kundërshtari u shënua gol. Nuk duhet të ulim ritmin, ky presionin na bën mirë, kjo duhet të vazhdojmë në javët në vazhdim dhe duhet të risim nivelin e performancës.

Kundërshtari do shtynte më lartë në pjesën e dytë dhe duhet të ishim më të kujdesshëm, në pjesën e dytë na u krijuan 3-4 mundësi të pastra për të shënuar, sepse kundërshtari u ngrit lartë.

Ata shtuan forcat në sulm dhe ne kishim 4 lojtarë në mbrojtje. Ngarkesa me kartonë e Metës dhe Dokës na bëri të brishtë në mbrojtje. Sepse mund të dilnim me të kuq.

Nuk mund të bëja ndryshe, sepse loja po shkonte shumë mirë. Kundërshtari vetëm në një moment u shfaq në zonën tonë të rrezikshme. I kishim marrë masat, që lojtarët tonë më deçizivë, i vendosëm në zonat e tyre më të rrezikshme. Ishte strategji dhe lojtarët shkuan në detyrat që iu dhamë.

Hasani në pjesën e dytë mjafton vetëm të godiste portën dhe ishte gol. Kjo pikë i shërbeu Partizanit, ne na shërbeu loja, është ndeshja e dytë radhazi që ndëshkohemi nga një episod. Në dy ndeshje na kanë bërë vetëm 2 episode”, deklaroi pas ndeshjes, Tirana-Partizani, 1-1 trajneri bardheblu, Julian Ahmataj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img