Tuesday, May 7, 2024

(Video) Kupa e Shqipërisë në Taekwondo. Mbi 350 sportistë, nga mosha 9 vjeç deri tek të rriturit, “pushtojnë” tapetin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

Lexo

Mbi 350 sportistë, përfaqësues të 20 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria ishin të mirëpritur në qytetin e Shkodrës në garat kombëtare të Kupës së Shqipërisë, organizuar në pallatin e sportit, Qazim Dervishi”, nga Federata Shqiptare e Taekwondosë në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Katër tapete të vendosura në parketin e me një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh me në krye, kryegjyqtarin e aktivitetit, Gramoz Hasën, mbajtën peshën e konkurimit të kategorive të ndryshme, nga mosha 9 vjeçare deri në kategorinë e më të rriturve.

Në prononcimin për mediat, kryegjyqtari i aktivitetit, Gramoz Hasa, është shprehur i kënaqur për organizimin e këtij aktiviti, i cili vjen për herë të dytë këtë vitë në qytetin e Shkodrës.

Duke folur për rivalitetin dhe ekipet që spikasin si pretendente për të fituar trofetë ekipor dhe individual, Hasa, veçoi Vllazninë si dhe Tiranën, ekipe këto që kanë numrin më të madh të pjesëmarrësve në garë. Por, në të njëjtën kohë, pa mohuar edhe ekipe të tjerë, të cilët edhe pse janë me një numër më të vogël sportistësh në pjesëmarrjes, në gjirin e tyre kanë individë shumë të përgatitur.

Bazuar në ndeshjet e tureve eleminatore, figurën më të mirë sportive e kanë bërë taekwondistët e Vllaznisë, të cilët të drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka, pritet të jenë ato fitues të Kupës së Shqipërisë.

(Video) Prononcimi i Kryegjyqtarit të Kupës së Shqipërisë në Taekwondo, Gramos Hasa, si dhe pamje nga garat e Kupës zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img