Aldo Teqja e mbyll me Partizanin, merr ofertë nga Vllaznina!

Aldo Teqja dhe Partizani i dhane fund bashkepunimit me njeri-tjetrin. Klubi i kuq njoftoi se palet kishin rene dakord per te nderpere kontraten dhe Teqja eshte tashme nje lojtar i lire ne treg. Reparti i mbipopulluar dhe konkurenca shumë e forte ishin arsyet qe çuan ne kete perfundim.

Gardiani 28 vjeçar ishte i huazuar te Bylisi kete sezon ku pavaresisht renies nga kategoria ishte nje nder lojtaret qe spikati me shume me performancat e tij ku ne 34 ndeshje mbajti 11 here porten e paprekur.

E ardhmja e tij pritet te jete serish ne Superiore. Sipas informacioneve brenda klubit shkodran, por edhe nga vete futbollisti, ish-gardiani i Kukesit dhe Skenderbeut, ka mare nje oferte zyrtare nga Vllaznia.

Deri dy dite me pare trajneri i portjereve kuqeblu Ideal Lekiqi kishte ne dispozicion Bojan Zogoviç, Kristi Qarrin dhe Aron Juken e Akademisë Vllaznia, nderkohe qe me largimin e malazezit, drejtuesit duket se po mendojne qe krahas Qarrit, i cili nga sa thuhet ka marre besimin e plote per te luajtur titullar, te kene te gatshem edhe nje tjeter portjer me pervoje, qe ne rastin konkret eshte Teqja.

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu