Saturday, July 27, 2024

Analiza-Tahiri: Barazimi me Partizanin, si fitore për Vllazninë

Lexo

Ish-futbollisti Ermal Tahiri, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, pas barazimin në sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Tahiri deklaroi se Partizani luajti për 3 pikët në fund, por edhe Vllaznia i kishte rastet. Sipas tij, ky barazim është si fitore për shkodranët.

Loja ishte shumë e bukur nga të dyja skuadrat. Partizani në pjesën e arë ishte superiore, kishte raste dhe mund të shënonte më shumë se një gol. Secila skuadër ka minutat e veta.

Në pjesën e dytë, Partizani nuk donte të barazonte, por donte fitoren. Prandaj bënë presion deri në fund. Megjithatë, edhe Vllaznia i kishte rastet për të fituar ndeshjen. Janë 3-4 ose 5 skuadra për vendet e para. Nuk e themi dot se katër të parat janë shkëputur.

Vllaznia vjen pas 5 fitoreve dhe barazon me Partizanin. Nuk është humbje kjo. Barazimi me Partizanin, është fitore për Vllazninë. Kjo është çmenduria.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img