Saturday, July 27, 2024

Analiza-Starova: Vllaznia ka fituar me barazimin ndaj Partizanit

Lexo

Sulejman Starova, specialist futbolli, thotë se Vllaznia është e fituar me barazimin e marrë ndaj Partizanit.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se shkodranët ishin më agresivë pas golit të penalltisë.

Nuk ka vend për keq. Ishte një ndeshje shumë e mirë, që na kënaqi të gjithëve. Përshtypja e parë ishte që Partizani kishte përqindjen e topit, sepse në pjesën e parë kishte diferenca. Në pjesën e parë kishte dy raste të pastra për gol.

Pas penalltisë, Vllaznia ishte më agresive. Kishte një ndryshim në pjesën e dytë te shkodranët. Për mua, Vllaznia ka fituar me barazimin. Partizani donte më tepër nga ky takim.

Në fazën defensive, te Partizani të gjithë bëjnë nga një gabim që kthehet në gol. Unë shikoj gabime në çdo ndeshje. Sota është nga më të mirët, por te penalltia tregoi panik. Një javë më parë ishte Janjeva që gaboi, sot gaboi 2-3 herë Sembene.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img