Friday, April 19, 2024

Anton Qafarena fiton Kupën e Ukrainës. Për volejbollistin e talentuar shkodran ky është trofeu i dytë që fiton në Ukrainë

Lexo

Volejbollisti i talentuar shkodran, Anton Qafarena, i cili më herët u shpall kampion me Vllazninë, tashmë po aktivizohet me shumë sukses në volejbollin ukrainas, atje ku ka firmosur një kontratë zyrtare me ekipin VC Barkom Kazhany. Që prej mbërritjes në Ukrainë, Qafarena që është pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares kuqezi, po spikat si lojtar titullar me skuadrën e tij duke pasqyruar një formë të shkëlqyer sportive. Rreth tre muaj më parë skuadra e tij fitoi Superkupën e Ukrainës, ndërkohë që vetë Anton Qafarena u shpall si lojtari më i mirë i këtij kompeticioni. Ndërkohë, fitorja e Kupës së Ukainës mbrëmjen e së shtunës është trofeu i dytë për volejbollistin shkodran me skuadrën e VC Barkom Kazhany. Por, nuk mbaron me kaq, sepse skuadra e Qafarenës ka në objektiv të fitojë edhe trofeun e titullit kampion në Kampionatin e Ukrainës duke qënë se është pretendetja krysore e këtij sezon sportiv. Që do të thotë se shkodranët dhe shqiptarët kanë të drejtë të krenohen me Anton Qafarenën pasi po shkëlqen si i huaji më i dalluar në volejbollin ukrainas.

3 me 2 ka qënë rezultati i finales së kupës së Ukrainës në favor të skuadrës së Qafarenës, VC Barkom Kazhany, e cila mundi ekipin rival Voleyball Club Zhytychi. Një finale kjo plot rivalitet që ka dhuruar spektakël në fushën e lojës. Ndërkohë, spektakli ishte edhe për shkodranin Qafarena në aspektin personal. Kjo, pasi shkodrani Qafarena spikati si më i mirë në fushën e lojës duke qënë i papërmbajtshëm sidomos në shutimet e tij të forta në rrjetë, pikët e të cilit ishin më të shumta se gjithë të tjerët dhe që dhanë kontributin kryesor në fitimin e Kupës.

Vlerësimet për Qafarenën janë parë edhe gjatë ceremonisë së mbylljes së aktivitetit, ku skuadra e tij VC Barkom Kazhany ka marrë në dorëzim trofeun e Kupës së Ukrainës ku skuadra dhe drejtuesit e klubit kanë përgëzuar në veçanti shkodranim, i cili është i vetmi i huaj që luan si titullar i padiskutueshëm në formacionin e këtij ekipi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img