Friday, April 26, 2024

(Konferenca) Pas ndeshjes, Kastroti-Vllaznia (0-1) flasin trajnereët kundërshtar, Ramadan Ndreu(Kastrioti) dhe Tomas Brdariç(Vllaznia)

Lexo

Ramadan Ndreu(Trajner i Kastriotit):

“Marrja e golit në minutat e fundit të dhemb pak, është e njëjta situatë si në Shkodër edhe sot. Nuk e kuptoj, që si nuk na japin penallti kurrë. E njëjta situatë dhe në Shkodër. Nuk ja vlen ta diskutojmë pas ndeshjes, s’ja vlen të shkatërrojmë nervat. Arbitrat duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë fund kampionatit se penalizojnë skuadrat. Lojtarët nuk e kuptojnë që loja mbaron kur bie bilbili. Golin e pësuam nga shpërqendrimi.

Nuk e kuptova tërbimin e lojtarëve të Shkodrës. Se mora vesh tërbimin, vinin dhe na provokonin. Jam pak i mërzitur në mënyrën si po menaxhohet ky fund kampionati. Jemi e vetmja skuadër që nuk kemi marrë asnjë penallti. Si mundesh t’i mos e japësh atë penallti? Nuk e kuptoj. Ne jemi të vjetër në sport dhe e kuptojmë shumë mirë. I marrim vesh me hundë këto punë, unë dua ato që më takojnë. Edhe një herë e theksoj se mënyra e festimit të Vllaznisë më vret shumë, irritoi gjithë stolin dhe publikun, nuk e kuptova, ishin eksituar totalisht, shumë e shëmtuar. Nuk më dhanë të njëjtën penallti në Shkodër. Irritimin e skuadrës e kanë marrë përmes Facebook-ut, na kanë nevrikosur pafund. Bënin au iu. Nuk shqetësohem fare që fitoi sot Vllaznia, do dalë kampion Vllaznia, vitin tjetër”, theksoi trajneri krutan i Kastriotit, Ramadan Ndreu në konferencën e shtypit menjëherë pas ndeshjes, Kastrioti-Vllaznia, sfidë e cila u fitua nga kuqeblutë 0-1.

Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):

“Është një fitore shumë  rëndësishme, jam i lumtur për fitoren ndaj një kundërshtari të fortë si Kastrioti. Natyrisht, në fund fare ka rëndësi rezultati. Duhej që skuadra të reagonte sot dhe ia dolëm. Unë jam shumë krenar për skuadrën dhe rezultatin.

Sa i përket ankesat të trajnerit kundërshtar Ramadan Ndreut, unë e kuptoj zhgënjimin e kundërshtarit. Unë gjatë gjithë karrierës kam qenë i qetë. Mund ta kemi tepruar me festimin, por ishte një gol në fund. Duhet të kujtoj për kundërshtarët për ndeshjen e kaluar, që ishin të shtrirë mbi 15 minuta dhe nuk u ankuam për këtë. Ndërsa, për arbitrimin, mendoj se sSot nuk pashë ndonjë gabim të madh të tij. Nuk kishte penallti evidente dhe mendoj se ishte një ndeshje e mirë.”, u shprehë në konferencë për shtyp të pas ndeshjes, Kastrioti-Vllaznia të mbyllur me rezultatin 0-1, tekniku kuqeblu Tomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img