Friday, April 19, 2024

Botërori 2022/ Grumbullohet kombëtarja e futbollit, në listën e teknikut Reja edhe 18 vjeçari shkodran Mario Mitaj

Lexo

Në harkun kohor të një jave, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë tre ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorës më 25 Mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. Në prag të këtyre ndeshjeve ka shpallur listën e grumbullimit të futbollistëve të planifikuar për këto tre ndeshje, mes të cilëve ai që bie në sy është talenti shkodran Mario Mitaj, një futbollist i ri, vetem 18 vjeç që luan në kampionatin grek me AEK, për të cilin po flitet me superlitava nga ana e specialistëve të futbollit. Kjo është thirrja e parë për Mitajn në kombëtaren e madhe, ndërkohë që më herët ka luajtur për kombëtaret e tjera kuqezi të moshave deri në U-21.

Kështu, Mitaj i bashkohet shkodranëve të tjerë pjesë të kombëtares, Elseid Hysaj( Napoli), Marash Kumbulla(Roma) dhe Enis Çokaj(Lokomotiva Zagreb). Interesant është fakti se të gjithë këto futbollistë cilësorë të kombëtares kuqezi që i përkasin rajonit të Shkodrës vijnë nga zona jashtë qytetit ku zakonisht ka qënë traditë dalja e talentëve. Hysaj dhe Çokaj nga Reçi dhe Kopliku i Malësisë së Madhe, Kumbulla nga Dukagjini dhe Mitaj nga Vermoshi. Nga këto të katër, dy të parët, hapat e parë me futbollin i kanë kaluar në ekipet zinxhir, Hysaj me KF Shkodra dhe Çokaj me Koplikun, ndërsa dy të rinjtë Kumbulla dhe Mitaj janë rritur në Itali dhe Greqi.

“Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli. Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë, të shpresojmë që do të na ndihmojë. Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë, por ndërkohë do të fillojë të jetë pjesë e Kombëtares A në mënyrë që të nisë të ambientohet për të ardhmen, sepse është ende shumë i ri. Më pas kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit Kombëtar U-21 dhe gjithashtu Kamberi, të cilët janë një freski për grupin e kombëtares kuqezi”, është shprehur tekniku Edi Reja në konferencen për shtyp dhënë me rastin e grumbullimit të kombëtares kuqezi për eleminatoret e Botërorit 2022.

Më tej, tekniku Reja foli edhe për problemin e mundësisë së pranisë tifozëve në ndeshjet e kombëtares. FSHF ka kërkuar që në sfidën ndaj Anglisë, të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30 % të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6500 spektatorë, por kjo nuk është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, që në letrën dërguar Federatës, shkruan se zhvillimi i ndeshjes me tifozë, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19. Me këtë rast, Reja bëri edhe një thirrje për qeverinë që të pranojë kërkesën e FSHF për lejimin e 30% të tifozëve në stadium ndaj Anglisë, pasi distanca fizike mund të ruhet shumë lehtë dhe risqet për përhapjen e virusit korona janë inekzistente.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img