Sunday, May 12, 2024

‘Arusha’ e futbollit shqiptar pritet të jetë trajneri i ri i Erzenit

Lexo

Pas rezultateve negative në këtë fazë të tretë të kampionatit, Erzeni pritet të ndryshojë trajner. Sipas shtypit të shkruar, drejtues të klubit shijakas kanë kontaktuar trajnerin Skerdi Bejzade.

Ende nuk flitet për një marrëveshje mes palëve, por në orët e ardhshme do të kemi një vendim përfundimtar. Trajneri aktual Alfred Deliallisi do të rikthehet të mbajë pozicionin e zv-trajnerit i cili e njeh mjaft mirë skuadrën.

Bejzade rikthehet kështu në futbollin shqiptar teksa në fillim të kampionatit drejtoi Laçin për disa javë, pas largimit të trajnerit Stavri Nica.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img