Laçi e nisi edicionin e ri të “Abissnet Superiore” me barazim ndaj Erzenit dhe drejtuesit menjëherë morën vendimin për të larguar nga stoli trajnerin e njohur Stavri Nicën. Por nuk kanë vonouar shumë dhe kanë gjetur zëvëndësuesin.
Akoma nuk është bërë zyrtare, por bëhet fjalë për figurën e njohur të futbollit shqiptar, Skerdi Bejzade. E veçanta e kësaj është që “Arusha” e futbollit shqiptar do të debutojë kundër Partizanit, piëkrisht ish skuadrën e tij me të cilën ka luajtur por edhe ka trajnuar.
Në Shqipëri ka drejtuar edhe Kamzën ndërsa prej një dekade është zhvendosur në Gjermani ku trajnon një akademi ndërsa në vitet 2019-2022 ishte trajner i Arminia Hannover.