Monday, November 25, 2024

Atletikë-Sukses i merituar i Luiza Gegës, kampione dhe rekordmene e Mesdheut

Lexo

Shqipëria siguron medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”. Protagoniste e këtij suksesi është një nga emrat simbol të jëtij sporti, talentja e vrapimeve të garave vtë thellësisë, Luiza Gega.

Në garën e sotme, Luiza Gega ishte më e mira e garës 3000 metra me pengesa ku fitoi vendin e parë duke merituar medaljen e artë, mdërkohë që vendosi një rekord mesdhetar shoqëruar edhe me rekord kombëtar.

Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.

Atletja jonë fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pat fituar katër vite më parë në Tarragona.

E thënë ndryshe nga 9’27”73 që ishte kohae vjetër, atshmë spaktakolarja Gega e ul në 9’14”29. Po kështu përmirësimi i rekordit kombëtar thyer vetëm përpara tre javësh është përmirësuar me 1 sekondë e 19 të qindtat. Që do të thotë nga 9’15”48 në 9’14”29. Me vendin e dytë, që u mbajt nga tuniziania Buzajani, ishte në një distancë prej 15 sekondash, kurse me të tretin ishte 18 sekonda, i cili u mor nga marokienia Uaziz. Pra një garë e filluar dhe e mbaruar vetëm, ndërsa forma që ka është e atillë që premton shumë dhe në Kampionatin Botëror të Oregonit, teksa më 16 korrik do të konkurrojë në 3000 metra me pengesa.

Medalja e artë e fituar sot nga Luiza Gega, është e dyta për shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, ndërkohë që është fituar edhe një medalje e bronztë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img