Sunday, May 19, 2024

Balaj, gati për start! Blerja më e re, debuton të shtunën me sfidën, Vllaznia-Laçi. Interesim i madh i tifozëve për ta ndjekur live në “Loro Boriçi”.

Lexo

Kategoria Abissnet Superiore e futbollit shqiptar, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 17-të. Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, pritet të jetë ajo e ditës së shtunë që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Laçit mysafir.

E veçanta e kësaj ndeshje lidhet me faktin e debutimit të blerjes më të re të Vllaznisë, Bekim Balaj. Bjondi shtatlartë i kombëtares kuqezi ka vijuar rregullisht përgatitjet, jo vetëm me skuadrën, por edhe në aspektin individual, dhe sipas stafit kuqeblu, parametrat e tij janë OK, gati për t’u hedhur në fushën e lojës.

Dhe, një gjë e tillë, me të gjitha gjasat do të ndodhë këtë fundjavë me ndeshjen, Vllaznia-Laçi, sfidë e cila është planifikuar të nisë në orën 16:00. Lajmi në fjalë, i konformuar edhe nga vetë drejtuesit kuqeblu ka entuziasmuar pa masë tifozërinë e zjarrtë, në radhët e të cilëve ka një interesim tejet të madh për ta ndjekur live këtë sfidë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi.

Për t’i ardhur në ndihmë të interesuarve për sigurimin e një bilete për ndeshjen, Vllaznia-Laçi, KF Vllaznia, përmes një njoftimi zyrtar, ka publikuar çmimet e  biletave sipas tribunave përkatëse.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e enjte, 19 Janar 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – LAÇI, e vlefshme për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet, ditën e Shtunë, dt. 21 Janar 2021, ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E enjte, dt. 19 Janar 2023

  • Ora 10.00 – 18.00

E premte, dt. 20 Janar 2023

  • Ora 10.00 – 18.00

E shtune, dt. 21 Janar 2023

  • Ora 10.00 – 17.00

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga “Qemal Draçini”, Tek Pallati “Exalco”

o E mërkurë, dt. 18 Janar 2023 – e Shtunë, dt. 21 Janar 2023

Ora 10.00 – 20.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

  1. Në Shkodër:

– Tek Market “VLLAZNIA”, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

  1. Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

  1. ONLINE

– Duke filluar nga dita e Merkurë, dt, 18 Janar 2023, në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq/event-group/vllaznia-laci

Faleminderit!

KF Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img